Announcement

European Integration Summer School 2012

European Integration Summer School (EISS) është një projekt  themeluar për të zhvilluar vizionin dhe zgjeruar njohuritë mbi Integrimin Europian, të individëve që duan të jenë gjithmonë një hap përpara që kur nesër të jemi ne Europë të gjendemi të përgatitur ndaj cdo sfite të mundëshme.

EISS 2012 ka për qëllim te zgjerojë njohuritë e studentëve te ekonomikut, drejtësisë dhe shkencave te tjera me bazat e procesit te integrimit ekonomik ne Europe (duke u fokusuar ne Shqipëri dhe vendet e Ballkanit), dhe të spikasi avantaxhet dhe sfidat e integrimit ekonomik në jetën e përditëshme.

Ky kurs do të përmbajë leksione, punë në grupe, dhe një detyrë për tu përmbushur në grup me ndihmën e supervizorëve të kursit. EISS do i ofrojë studenteve njohuri empirike tëpërditesuara dhe modele të reja analitike ekonomike, politike dhe sociale të integrimit Europian.

Anëtarët e Bordit Drejtues dhe lektorët e EISS janë ekspertë të shquar dhe aktivë, me kontribut të spikatur, të cilët do të bejnë përzgjedhjen e kandidatëve që do të aplikojnë si dhe do të zhvillojnë leksionet e programit të parashikuar.

Shoqeruar me linkun e  formularit te aplikimit bashkangjitur.

EISS formulari aplikimit