Rreth Themeluesit
Si Pronar i Liçencuar dhe President i Avis Rent A Car Albania dhe si DrejtorMenaxhues Përfaqësues Shqiptar i OPEL General Motors, Gazmend Haxhia ka punuar për të sjellë ndryshime dhe për të prodhuar biznese që reflektojnë ndërthurjen e, sipërmarrjes, krijimtarisë, drejtësi dhe menaxhimit të shëndoshë.
Përveç përpjekjeve të tij sipërmarrëse, Z. Haxhia ka dhënë kontributin e tij si këshilltar dhe ndihmës i disa prej zyrtarëve më të lartë shqiptarë, ka punuar si konsulent për organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe ka drejtuar shumë leksione dhe trajnime për studentët e universitetit për temat si "Etika dhe korrupsioni", " Lidershipi ", dhe një lëndë për " Shërbimet e marketingut".
Duke kuptuar kompleksitetin e fillimit të një sipërmarrjeje biznesi në Shqipëri, të cilat ai i ka përjetuar kur kthehej nga studimet e tij universitare në SHBA në vitet 1990, z. Haxhia dëshiron t’iu japë Shqiptarëve atë informacion dhe mundësi që atij i mungonin në mënyrë që ata të fillojnë ndërmarrje kuptimplota.