Impakti i krizes Greke ne jeten sociale, politike dhe ekonomike ne Shqiperi
Program i Drejtuar nga Global Opportunities Albania me mbeshtetje te Fondacionit Hans Seidel, Tirane Shqiperi
3 - Tryeza te rrumbullaketa
Duke i’u referuar disa studimeve te fundit shihen 3 rrisqe afat shkurtra dhe afat mesme. Se pari, duke I’u referuar kthimit te emigranteve shqipetar nga Greqia ne Shqiperi do te paraqitet nje presion mbi sistemin e shendetesise dhe ate te arsimit. Duke qene se Shqiperia po ul shpenzimet publike ne menyre qe te mbaje borxhin e saj publik ne me pak se 60 % te GDP , eshte mese e qarte se Shqiperia ne nje afat te shkurter nuk mund te rrisi rrjetin e sigurimeve shoqerore apo te rrisi investimet ne systemin e shendetesise. Kjo situate mund te gjeneroje nje “bomb sociale” (USAID, 2013) ne termat e nje kerkese te madhe per sherbime qe gjendet me veshtiresi.
Se dyti, nese Greqia do te dal nga Euro, eksporti Shqiptar per ne Greqi do te behet shume me I shtrenjte keshtuqe automatikisht do te kete nje renie te dukshme te eksportit. Gjithashtu do te uli remitancat me te pakten gjysmen e vleres se tyre.
Se treti, Banka e Shqiperise dhe qeveria gjithashtu kane deklaruar se sistemi banker ne vend eshte mjaft i kapitalizuar dhe eshte ne gjendje per te duruar dhe te marr risqe nga Greqia ose nga Euro zona. Megjithate qe nga fillimi I krizes ekonomike ne 2008-en publiku shqipetar reagoi negativisht duke terhequr gjithe depozitat e tyre. Nese Greqia del nga zona e euros ka shume gjasa qe publiku shqipetar do te sillet ne te njejten menyre duke ndikuar ne sistemin bankar.
Qellimi i Global Opportunities Albania eshte te mbledhi aktoret me te rendesishem te jetes sociale dhe politike ne tryeza te ndryshme te rrumbullketa ku te diskutohet rreth programeve politike, te cilat duhet te perfshijne masa rreth ketij fenomeni ne menyre qe te shteti te gjendet I pergatitur ne momentin qe kriza Greke do te preki Shqiperine, dhe mundesia per te ndodhur kjo eshte shume e afert. Keshtu qe GOA ka per synim te organizoje tre tryeza te rrumbullketa ku ceshtja do te analizohet ne aspektet me te rendesishme qe ky impact do te kete ne jeten e shoqerise Shqiptare, si ne impaktin social, financiar dhe ate ekonomik . Duke qene se folesit do te jene nje rreth akademik, aktiviste social, specialist te sektorit banker dhe te jetes ekonomike si dhe perfshirjen e dhomave te tregtise, keto tryeza te rrumbullketa do te merren me kete ceshtje ne nje menyre konstruktive. Kemi vendosur aktoret politik te mos jene foles ne keto tryeza duke qene periudha e mbajtjes te tyre do te perkoj me pikun e fushates elektorale dhe rrezikon qe at ate mbajne deklarata me nivel retorik. Koha eshte shume thelbesore duke qene se jemi ne prag zgjedhjesh ka mundsi qe kjo “ bombe sociale” te mbulohet nga zhurma te tjera zgjedhjesh.
Kjo tryeze e rrumbullaket do te kete jo me shume se 20 veta, aktore te jetes sociale, ekonomike dhe politike. Disa prej ketyre aktoreve do te pergatisin nga nje prezantim rreth ketij fenomeni i cili do te nxisi debate dhe diskutime ndermjet pjesemarresve.
Global Opportunities Albania beson se me realizimin e eventeve te kesaj natyre do i japi nje kontribut te madh jetes politike, ekonomike dhe sociale ne Shqiperi. Per te qene sa me te hapur dhe per te percjell informacionin te cdo vesh, pas cdo tryeze do te behet nje raport permbledhes i diskutimeve dhe konkluzioneve te nxjerra dhe do te postohet ne gazetat lokale ne Tirane.
Si rezultat i ketyre tryezave te rrumbullaketa Global Opportunities Albania do te publikoje nje document analitik/ akademik i cile do te sherbeje si pike referimi dhe do ti ofrohet si pushtetit local dhe atij qendror per implementimin e sygjerimeve praktike.
Vendorganizimi i Tryezave:
Hotel Tirana International, Tirane, Shqiperi
Target Groupi i Pjesemarresve:
Pjesemarresit do te jene nga OJF, student nga fakulteti i shkencave sociale , aktore politike si dhe media.
Qellimi:
Qellimet e Global Opportunities Albania nga keto tryeza te rrumbullaketa:
- Te siguroje qe program i partive politike te perfshije menaxhimin e nje krize te mundeshme, impaktin qe kriza Greke do te kete ne Shqiperi, ne menyre qe shtetin tone ta gjej te pergatitur.
- Te rrise nergjegjesimin
- Te ofroj zgjidhje praktike
Periudha:
11/18/25 Prill 2013
Drejtoresh Programi: Joniada Hito
Menaxhere Projekti: Alida Karakushi